Top News – Kodet që zgjedhin mafiozët për komunikim, ja cilat janë platformat që përdorin bandat
26/03/2022 17:36

Grupet kriminale shqiptare janë kthyer në një ndër mafiat më të rrezikshme në botë, duke marrë kontrollin e trafikut të drogës në një pjesë të konsiderueshme të globit. Prokuroritë hasin shumë vështirësi në zbërthimin e tyre, të cilët për të mos rënë pre e përgjimeve përdorin kode, nofka për emrat, por dhe mjete të avancuara teknologjike për komunikimin, e cila ka ardhur gjithmonë duke avancuar. Në fillimet e tyre, grupet kriminale shqiptare kanë përdorur postën elektronike dhe skype-n për dhënien dhe marrien e porosive. Më së shumti përdornin qendrat e internetit për hapjen e tyre për të shmangur numrit unik të kompjuterit. Një tjetër metodë komunikimi ishte dhe ajo përmes aplikacionit BBM, fillimisht vetëm i aparateve telefonikë Blackberry e më pas edhe si aplikacion për platforma të tjerë. Në vitet pasardhëse, të pasuara me zhvillime të vrullshme teknologjike, u krijuan platformat digjitale të komunikimit Sky ECC dhe EncoChat. Përdorimi i tyre u bë nga grupe më të sofistikuara transnacionale të krimit, për të lehtësuar trafikimin e drogës. Pajisjet Sky dhe Encrochat ofronin mesazhe të pagjurmueshme, vetë-shkatërruese, si edhe mundësi të menjëhershme fshirjeje, nëse përdoruesit kishin dyshime. Platformat instaloheshin në pajisje, që mund të bliheshin në internet dhe çmimi varionte nga 600 në 2 mijë euro. Gjithsesi, në vitin 2020 platforma e koduar Encrochat u çmontua nga autoritetet Franceze e Holandeze, ndërsa një vit më pas, autoritetet e Belgjikës, Francës e Holandës, mundën të bllokojnë platformën tjetër të koduar Sky ECC. Por, kriminelët gjithmonë do e gjejnë një mënyrë për të komunikuar dhe jëmi në pritje të platformës së radhës me të cilën ata japin dhe marrin udhëzime dhe mesazhe.

Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56
Top News -Një shekull e gjysmë burg për Shullazin e bandën e tij, SPAK e kryqëzon për vrasjet e 2005
09/11 14:41
Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30