Në Kosovë shumë klube sportive nuk kanë mjek për futbollistët, çka ka çuar dhe në rritjen e dëmtimeve në radhët e lojtarëve. Specialisti i Mjekësisë Sportive, Bernard Tahirbegolli thotë për KosovaPress se shkak për këtë situatë është bërë mungesa e një baze ligjore që I detyron klubet të kenë në përbërje edhe mjekun.