15:24 | 26/10/2021

Top News-Kishte fshehur 44 mijë euro te goma/Sekuestrohet shuma e parave, nën hetim shoferi

Dy burra në Afganistan, tregojnë se si uria dhe vështirësitë i detyruan ata të shesin vajzat, njëra, vetëm tetë vjec, u shit për rreth 3 mijë dollarë. Rreth 44 mijë e 500 euro janë sekuestruar këtë të martë në pikën kufitare të Kakavijës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet me dije se shuma e parave ishte e fshehur në gomën rezervë të një automjeti tip ‘Honday’. Një 41 vjecar, banues në fshatin Moravë të Beratit, është proceduar penalisht, pasi sipas buriemeve policore ky shtetas nuk e kishte të deklaruar këtë shumë parash. Uniformat blu bënë me dije se shuma e parave është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Drejtuesi i automjetit akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë, policia kufitare vijon punën për shtimin e kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut.

Më shumë ↓

Video të tjera