Top News/ Kievi kalon një natë ferri / ’Blitz’ rus me raketa mbi kryeqytet, 53 të plagosur
13/12/2023 13:24

Kievi ka kaluar një natë ferri pasi rusia ndërmori një sulm masiv me raketa që la 53 të plagosur. Mbrojhtja ajrore ukrainase, zbrapsi 10 sulme, që besohet se u kryen me raketat e fuqishme ruse Iskander, por dëme u shkaktuan nga mbetjet e rëna të raketave. Sulmet ruse nuk kursyen as një spital fëmijësh dhe një ndërtesë banimi, ndërkohë që mes 53 të plagosurve kishte edhe gjashtë fëmijë, njëri prej tyre vetëm pesë vjec. Ky shënon numrin më të madh të të lënduarve në kryeqytetin ukrainas prej muajsh të tërë. 20 persona u shtruan në spital si rezultat i bombardimeve mbi Kiev, mes tyre edhe dy fëmijë. Administrata ushtarake e Kievit tha se qyteti ishte përballur me sulme me raketa të shpejta. “Ashtu si edhe në 11 dhjetor, armiku ka përdorur armë balistike. Rusët i lëshuan raketat rreth orës 3 të mëngjesit, me shumë gjasë nga rajonet veri lindore” – tha Sergi Popko. Sipas tij, kishte shumë raste të rënies së mbetjeve të raketave të shkatërruara, një prej të cilëve në distriktin Desnyanski, ku 17 banorë, mes të cilëve shtatë fëmijë, u evakuuan nga një ndërtesë që mori flakë. Kryebashkiaku i kievit, vitali klichko, tha ndërkohë: Në një nga spitalet e fëmijëve në distriktin Dnipro, dritaret janë thyer dhe hyrja kryesore në institucion është dëmtuar. Në anën tjetër, në rajonin e odesës, 10 dronë kamikzë shahed, të lëshuar nga krimea e aneksuar, u shkatërruan. Sulmet vijnë ndërsa presidenti volodimir zelenski ndodhej në Uashington, ku presidenti Joe Biden, paralajmëroi se rusia po pret që SHBA të braktisë ukrainën.

Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14