Top News – Kievi do elemininonte ‘rrëfimtarin e Putinit’ / Rusia zbulon komplotin e Ukrainës
28/02/2025 11:57

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha të premten se kishte penguar një përpjekje të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës për të vrarë Tikhon Shevkunov, një prift i lartë në Kishën Ortodokse të Rusisë. Shevkunov, i cili është përshkruar në raportet e mediave ruse për vite me radhë si "rrëfimtari i Putinit" - diçka që ai as e ka konfirmuar e as mohuar - ka patur një njohje publike me presidentin Vladimir Putin që nga fundi i viteve 1990 dhe Kremlini ka thënë se të dy ata e njohin mirë njëri-tjetrin. Në vitin 2023, ai u emërua metropolit i Krimesë, duke u bërë një nga zyrtarët më të lartë të Kishës Ortodokse Ruse në gadishullin, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014. FSB tha në një deklaratë se kishte arrestuar një rus dhe një ukrainas në lidhje me komplotin dhe se kishte konfiskuar një mjet shpërthyes të improvizuar. Ai tha se dy të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk u përmendën, kishin pranuar komplotin. FSB tha se dy burrat, të cilët thuhet se ishin rekrutuar nga Ukraina duke përdorur shërbimin e mesazheve Telegram, kishin planifikuar kryerjen e një atentati që nga mesi i vitit 2024 dhe kishin ndër mend ta vrisnin Shevkunov në Moskë. Ukraina ka marrë përgjegjësinë për një numër atentatesh në Rusi që nga fillimi i luftës në 2022, duke përfshirë blogerin ukrainas pro-Moskovës Vladlen Tatarsky në prill 2023 dhe kreun e Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, Igor Kirillov, në dhjetor 2024.

Top News – 600 atentate dhe çmendi mijëra gra, komandanti i fundit guerril që donte të vriste CIA
25/11 18:46
Top News – Gratë do të quhen ‘Bibi’. Talibanët u heqin emrat nga dokumentet zyrtare
25/11 18:14
Top News – Jo simbole fetare në sallat e gjyqit/ Danimarka zgjeron kufizimet për shaminë islame
25/11 17:41
Top News- Pas anijeve, sulmon bazën ajrore/ Ukraina shkatërron pesë avionë në Rusi
25/11 17:37
Top Channel/ Femicidi, Kombet e Bashkuara: “Shtëpia, vendi më i rrezikshëm për gratë”!
25/11 15:32
Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59
Top News – 700 mijë ushtarë rusë të vrarë / Kremlini hedh poshtë raportet: Vetëm ne e dimë!
25/11 14:58
Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04
Top News – ‘Ukraina shkeli sovranitetin e Libisë’ / Italia qorton Kievin për sulmet mbi anijet ruse
25/11 13:04
Top Channel/ SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani, konflikti do përshkallëzohet!
25/11 12:23
Top Channel/ Arrestohen dy shqiptarë në Angli: Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William!
25/11 12:17
Top Channel/”Hakmarrja e pashmangshme”, Putin: “Ukraina do t`i paguajë sulmet ndaj rafinerive tona”!
25/11 11:49