Top News – Këshilli i BE-së/ Miraton konkluzionet për zgjerimin
16/12/2020 14:57

Pas disa dështimeve të Presidencës gjermane të BE-së që të miratojë një varg vendimesh për zgjerimin, pritet të miratohen sot së paku Konkluzionet e Këshillit Evropian, kushtuar këtij procesi. Por, për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë, nuk pritet të kalojë vendimi për miratimin e Kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut. Si pasojë e kësaj, disa shtete kanë kundërshtuar që të miratohet korniza e ngjashme edhe me Shqipërinë. Rrjedhimisht, sot pritet vetëm miratimi me procedurë të shkurtuar i Konkluzioneve kushtuar zgjerimit të BE-së dhe procesit të stabilizim-asociimit. Në to pritet të përseritet thirrja për rritjen e përpjekjeve në procesin e reformave në rajon, sidomos në reformat në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në reformat e nevojshme për zhvillimin ekonomik. BE-ja, përmes këtyre Konkluzioneve, pritet t’iu bëjë thirrje vendeve të rajonit të Ballkanit që t’i zgjidhin mospajtimet e tyre bilaterale me fqinjët, përfshirë mosmarrëveshjet rreth kufijve. Një thirrje e veçantë do të bëhet për përmbajtje nga deklaratat nxitëse dhe për më shumë punë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit. BE-ja, përmes këtyre Konkluzioneve, do të përsërisë kundërshtimin ndaj glorifikimit të kriminelëve të luftës, si dhe ftesën që të dënohen të gjitha krimet e luftës, pa marrë parasysh se nga cila palë vijnë kryesit e krimeve të tilla. Edhe miratimi i këtyre Konkluzioneve ka qenë i bllokuar për shkak se Bullgaria kërkonte që në to të kritikohet Maqedonia e Veriut për atë që Bullgaria e cilëson si “keqinterpretim të historisë”. Këto konkluzione, në Këshillin e BE-së miratohen me pajtimin e të gjitha shteteve anëtare.

Top News- “SHBA po kryen misione të fshehta në Grenlandë”, alarmohet Danimarka
27/08 22:00
Top News- “Revolucion me ngjyra”, Rusia “fut hundët” dhe rreshtohet në krah Vuçiç, sulmon opozitën
27/08 21:21
Top Channel/ “Luftë e ftohtë” për Groenlandën! Danimarka thërret diplomatin e SHBA
27/08 19:59
Top Channel/ Sulmohet shkolla katolike në SHBA! Disa të vd*kur dhe 20 të plagosur
27/08 19:55
Top News- Sulm me armë në shkollën katolike, dy fëmijë viktima e 17 të plagosur
27/08 19:21
Top News – ‘Soros të akuzohet për krim të organizuar’.Trump shënjestron miliarderin dhe djalin e tij
27/08 17:51
Top News- Asnjë ushtar i NATO-s në Ukrainë/ Kremlini: Jo garancive të sigurisë
27/08 17:08
Top Channel/Tensione në ajër, bombarduesit gjermanë përballë avionit rus: Prag-përplasje në Baltik!
27/08 15:30
Top News – Rrëzimi dramatik i F35 në Alaskë / ‘Ngriu’ pajisja e uljes, 196 milionë dollarë dëm
27/08 15:17
Top News – SHBA, operacione të fshehta në Grenlandë / Danimarka proteston, thërret ambasadorin
27/08 15:01
Top News – Asnjë trupë e NATO-s në Ukrainë / Kremlini kundërshton, takimi Putin-Zelenski mbetet larg
27/08 15:00
Top News – Rusia provokon mbi detin Baltik / Gjermania ngre avionët luftarakë, ‘aktivitet spiunazhi’
27/08 14:58
Top News – Franca përballë ‘borxhit katastrofik’/ 3 trilionë euro, qeveria prag kolapsi, ndërhyn FMN
27/08 14:50
Top Channel/ Miratohet ligji në Kore, ndalohen telefonat brenda në klasë! A është kjo zgjidhja?
27/08 14:32
Top News – Në ndjekje të nëndetëses ruse…Kërcënon aeroplanmbajtësen amerikane, NATO në alarm
27/08 14:32
Top Channel/ Trump sulmon Lavrov-in, FT: SHBA, gati të ofrojë mbrojtje ajrore për Ukrainën!
27/08 12:50
Top News – Dallgë ciklonike në breg, 5 metra të larta / Alarm i kuq në bregun francez të Atlantikut
27/08 12:48
Top News – Gjermania kundër shtetit palestinez / Kancelari Merz nuk e mbështet…për momentin
27/08 12:37
Top News – 150 minatorë të bllokuar nën tokë / Rusia sulmoi minierën në Ukrainën lindore
27/08 12:34
Top News – Shërbimi ushtarak mbetet vullnetar / Gjermania ka mungesë trupash, vuloset ligji i ri
27/08 12:33