Një shtetas ukrainas i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe amerikane. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ambasada Amerikane në Tiranë, thotë se bashkëpunimi në kohë reale ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit ndihmoi në identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarit, Anatolii Streletskyi.