Gjyqtarja Arjana Fullani, e cila humbi të drejtën e qëndrimit në radhët e sistemit të Drejtësisë do të vijojë rrugën e saj ligjore, deri në Strasburg. Ajo e quan të padrejtë vendimin e shkarkimit, madje duke vënë folur edhe për shumë qytetarë që nuk kanë njohjen e saj të procedurave ligjore. Për Arjana Fulllanin, beteja ligjore do vijojë më shumë se gjithcka për dinjitet. Që prej nisjes së punës nga të dy shkallët e vettingut, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar, një pjesë e të cilëve i janë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke argumentuar se janë shkarkuar në mënyrë të padrejtë.