Top News -Jepet masa e sigurisë për dy zyrtarët/ Vlorë, falsifikuan e më pas vodhën dosjen e pronave
17/10/2021 16:35

Në gjykatën e Vlorës është zhvilluar seanca për masën e sigurisë për dy punonjësit e Këshillit të Qarkut të Vlorës të arrestuar 3 ditë më parë për falsifikim dokumentacioni për disa prona në Dhërmi dhe për vjedhjen e dosjes nga zyrat e këshillit. Për Bardhyl Gjika, drejtor i Administrimit dhe mbrojtjes së Tokës pranë qarkut, gjyqtari Enkel Peza ka vendosur masën arrest me burg. Ndërsa për Kreshnik Minon, specialist pranë këtij institucioni, gjykata vendosi masën detyrim paraqitje. Për personin e tretë të arrestuar që është shtetasi Spiro Duni, masa pritet të mbahet në spitalin Rajonal të Vlorës, ku ai ndodht I shtruar për shkaqe shëndetësore. Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i dokumenteve zyrtare. Akuzë në këtë seancë u përfaqësua nga prokurori Alfredo Sali. Shtetasit e sipërpërmendur u arrestuan si pjesë e operacionit të koduar “Formulari” dhe dyshohet se disa ditë më parë kanë grabitur në zyrën e administrimit në qarkun e Vlorës dy dosje të pronave në Dhërmi dhe Himarë. Hetimi për tre shtetasit Bardhyl GJika, Kreshnik Mino dhe Spiro Duni kishte nisur prej disa muajsh. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin zyrtarët publikë kanë falsifikuar formularët e pronësisë të një trualli në Dhërmi dhe më pas nga frika për të mos u arrestuar kanë hyrë të maskuar në zyrat e qarkut, duke thyer dyert me levë dhe më pas kanë marrë dosjet për të humbur gjurmët e falsifikimit të pronës në bregdet. Kujtojmë se ditën që ndodhi ngjarja ishte drejtori i kësaj zyre i cili denoncoi në media grabitjen e ndodhur, duke inskenuar gjithçka dhe për të humbur gjurmët e tij. Ndaj të arrestuarve hetimi po vijon nga prokuroria e Gjykatës së Vlorës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i formularëve” e kryer në bashkëpunim.

Top News- ‘Negociatat kanë kalendar’/ Rama- nxisni dhunë sepse nuk më mundni dot me zgjedhje
18/10 23:09
Top News- ‘Ramës i dështoi skenari’, Berisha reagon për sulmin me gaz në selinë e PD
18/10 23:09
Top News- Gurë te PS, gaz te PD/ Dita e gjashtë e protestës prek edhe selitë e dy partive
18/10 23:01
Top News- Sulmohet komisariati numër 3/ Si u kapën në befasi policët, disa të plagosur
18/10 22:59
Top Channel/Dhuna, reagojnë komunitetet fetare/Bëhen thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog kombëtar
18/10 22:59
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top Channel/ Molotovë drejt policisë pranë selisë blu, pamjet e sulmit gjatë protestës në Tiranë
18/10 22:12
Top Channel/ Tensionet në protestë, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
18/10 22:04
Top Channel/ Sulmuan me molotovë dhe fshihen në PD, momenti kur policia hedh gaz lotsjellës
18/10 21:59
Top Channel/ Tension në selinë e PD/Ambulanca pranë selisë blu për t’i ardhur në ndihmë protestuesve
18/10 21:40
Top Channel/ Revolta në Tiranë, dhunë dhe gaz/ Policia nis shoqërimet
18/10 21:37
Top Channel/ Tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje të forta në bulevard. Protestuesit hedhin gurë e molotovë, përgjigjet policia
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28