Top News – Izraeli e merr me vrull/ 2 milionë vaksinime brenda janarit
03/01/2021 14:11

Izraeli planifikon që dy milionë persona të marrin dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të janarit. Që prej 19 dhjetorit, 2020, kur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mori dozën e parë të vaksinës, Izraeli nisi një fushatë të vaksinimit kundër koronavirusit, me vaksinën e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech. “Ne po e ngadalësojmë procesin e administrimit të dozës së parë, në mënyrë që të kemi rezerva të mjaftueshme që të gjithë ata që tashmë kanë marrë dozën e parë të mund të marrin dozën e dytë”, tha drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë izraelite, Hezi Levy për transmetuesin publik, KAN. “Deri në fund të janarit, ne do të vaksinojmë dy milionë qytetarë, kryesisht të moshuar”, shtoi ai. Deri më 1 janar, një milion persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Izrael.“Ne po thyejmë rekorde”, deklaroi më 1 janar, Netanyahu. “Jemi më përpara se e gjithë bota”, shtoi kryeministri izraelit.Izraeli ka një popullsi prej 9,29 milionë banorësh, ka thënë Byroja e Statistikave. Në këto shifra përshihen edhe banorët në Jerusalemin Lindor.Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Izraeli ka regjistruar 435,866 raste pozitive me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Në këtë shtet janë raportuar për pothuajse 3,400 viktima. Izraeli po ashtu më 1 janar konfirmoi 18 raste me variantin e ri të koronavirusit, që fillimisht u detektua në Britani të Madhe.

Top Channel/ Rusia godet trenin ukrainas afër Polonisë, evakuohet treni ku udhëtonte Boris Johanson
13/09 23:03
Top News- ‘Si të vrasë shokët e shkollës’, adoleshenti pyet ChatGPT…alarmohet FBI
13/09 15:39
Top Channel/ Mbyllet aeroporti në Lituani! Dronët alarmojnë Naton, Kushner: Vetëm një kusht për…
13/09 15:25
Top News- Operacion shpëtimi spektakolar në Iran? CNN: Hegseth detyroi pilotët e F-15 të…
13/09 13:58
Top Channel/ Trump zhgënjen Arabinë Saudite, princi Bin Salman i telefonoi dy herë, por SHBA…
13/09 12:24
Top News- Treni ‘fluturon’ nga shinat në Francë, hetuesit dyshojnë për sabotim
13/09 11:58
Top Channel/ Jepet alarmi për AI: Më e rrezikshme nga sa e mendojmë
12/09 23:39
Top Channel/ Vdekja e Mazonakis, mjeku ngre alarmin, thirrje qytetarëve: Kujdes me terapitë për…
12/09 23:30
Top News- “Nëse do të takosh Putinin, eja në Moskë”, Kremlini i përgjigjjet Zelensky-t
12/09 21:23
Top Channel/ Treni del nga shinat në Francë. Dyshime për sabotazh, 44 të plagosur
12/09 15:10
Top Channel/ Céline Dion rikthehet,koncerti i parë i plotë pas gjashtë vitesh,30 mijë fansa e presin
12/09 15:04
Top Channel/ Dokumentari për Gazën favorit, “NAZA” merr duartrokitje rekord, sot ndahen çmimet
12/09 15:03
Top Channel/ Alarm për syzet inteligjente, filmimet e fshehta shtojnë thirrjet për ndalim
12/09 15:01
Top Channel/ Zelensky: Shkoj në SHBA nëse Putin merr pjesë në samitin e G20
12/09 15:00
Top News – Aleanca anti-perëndim / Mblidhet në Indi, ‘deklaratë për rend të ri botëror’
12/09 14:56
Top Channel/ BE-ja për Thacin: ”Shtetet të respektojnë vendimin e Hagës, ai mund të apelohet”!
12/09 14:42
Top News – ‘Përgjithësoi shqiptarët si kriminelë.’ Ambasada shqiptare në londër, ankesë ndaj SkyNews
12/09 14:31
Top Channel/ “Ta bëjmë Suedinë, sërish Suedi”: Ekstremi i djathtë, hyn për herë të parë në qeveri?
12/09 14:09
Top News – Trump shkakton furi reagimesh. ‘Dua që Irlanda të bashkohet, do ishte fantastike’
12/09 13:48
Top News – Rusia, tjetër sabotazh në BE. Shpërthim në fabrikën e armëve që furnizon Ukrainën
12/09 12:44