Top News – Izraeli dhe SHBA, bashkim ushtarak / Plani i Netanyahut, letra e dërguar në kongres
05/06/2026 14:32

Një letër nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tregon se cfarë fshihet pas shtytjes për të ristrukturuar marrëdhëniet ushtarake SHBA-Izrael. Sipas fjalëve të vetë Netanyahut, bëhet fjalë për një “plan të tij”. Letra, e shpërndarë në mediat sociale, zbulon se largimi nga ndihma ushtarake amerikane për Izraelin nuk është një reformë e udhëhequr nga SHBA-të, por një iniciativë izraelite e dorëzuar në Kongres për të marrë formë legjislative. Qëllimi nuk është që të zvogëlohet ndërveprimi amerikan me Izraelin, por të zëvendësohet ndihma e dukshme financiare me një formë shumë më të thellë dhe më pak të përgjegjshme të integrimit ushtarak. Letra që mban datën 1 qershor 2026, i drejtohet kongresmenit të Indianës, Marlin Stutzman, të financuar nga lobi izraelit, dhe u publikua së bashku me një deklaratë për shtyp që njoftonte një rezolutë të Dhomës së Përfaqësuesve të prezantuar nga Stutzman më 3 qershor. Në letër, Netanyahu shkruan se është “i inkurajuar” nga mbështetja e Stutzman për një plan për të “zhvilluar një Memorandum të ri Mirëkuptimi me qeverinë e Shteteve të Bashkuara” që do të zvogëlojë “ndihmën financiare ushtarake amerikane gjatë dekadës së ardhshme” dhe do ta zëvendësojë atë me “një kornizë të re të bashkëpunimit të përbashkët mbrojtës, bashkëzhvillimit, bashkëprodhimit dhe investimeve të ndërsjella” në fusha që përfshijnë mbrojtjen e avancuar nga raketat, inteligjencën artificiale, sistemet pa pilot, sigurinë kibernetike dhe platformat ushtarake të gjeneratës së ardhshme. Ndërkohë, edhe një legjislacion paralel po përparon në kongresin amerikan për bashkëpunimin në mbrojtje mes SHBA dhe Izraelit. Sipas Al Jazeera-s, ky legjislacion do t’i lidhte ushtritë amerikane dhe izraelite shumë ngushtë dhe do të hidhte themelet për zhvillimin e përbashkët të armëve, sipërmarrjet e përbashkëta ushtarako-industriale etj. Madje flitet edhe për integrimin e rrjetit dhe bashkimin e të dhënave, cka do të bënte që të dhënat ushtarake amerikane të ishin shumë të lexueshme nga ushtria izraelite.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00