Irani ka pezulluar bisedimet e paqes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shenjë proteste ndaj ndaj sulmeve të fundit izraelite në Liban, që sipas Teheranit shkelën armëpushimin. Lajmi raportohet nga mediat iraniane që thonë se përfaqësuesit e Teheranit në tryezën e negociatave me Uashingtonin janë udhëzuar që të pezullojnë bisedimet, deri kur SHBA të urdhërojë Izraelin të ndalë ofensivën dhe bombardimet në jug të Bejrutit në Liban.