Ish e dashura e ish mbretit të Spanjës, Huan Karlos, tha para një gjykate në Madrid se ajo dhe fëmijët e saj ishte kërcënuar nga shërbimet e inteligjencës së vendit me urdhër të monarkut. Corinna Larsen, tha në gjykatë se Felix Sanz Roldan, e kishte takuar atë në londër pasi marrëdhënia me mbretin kishte përfunduar, për ta paralajmëruar se nëse ajo nuk do të ndiqte udhëzimet e tij nuk mund ti garantonte sigurinë. Ajo pretendoi se më vonë u kthye në shtëpinë e saj në zvicër, ku edhe gjeti një libër për vdekjen e princeshës Diana dhe më pas mori një telefonatë në kode, që fliste për tunelet, që sic mendoi ajo i referoheshin aksidentit fatal të princeshës në 1997.