Top Channel/ Gati superinteligjenca artificiale/Zuckerberg: Tejkalon aftësitë e njeriut në çdo fushë
03/08/2025 14:43

Mark Zuckerberg parashikon një të ardhme të afërt krejtësisht ndryshe. "Jam i emocionuar të krijoj një superinteligjencë personale për secilin në planet", deklaroi themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Meta më 30 korrik 2025, pas publikimit të rezultateve financiare për tremujorin e dytë. Meta e përkufizon superinteligjencën si një formë të inteligjencës artificiale që tejkalon aftësitë e njeriut në të gjitha fushat. Zuckerberg u shpreh se tashmë janë evidentuar shenjat e para të sistemeve që vetëpërmirësohen, dhe se, edhe pse rruga për t’u arritur superinteligjenca mbetet e gjatë, zhvillimi i saj po afrohet ndjeshëm. Kompania njoftoi se do të shtojë investimet në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, veçanërisht në qendrat e të dhënave. Meta planifikon të investojë 66 miliardë dollarë – 2 miliardë më shumë se sa ishte planifikuar më parë – ndërsa kufiri maksimal i synuar mbetet 72 miliardë dollarë. Rritja e fortë e të ardhurave nga reklamat ka ndikuar pozitivisht në bilancin financiar të kompanisë. Në tremujorin e dytë të vitit, Meta rriti të ardhurat me 22% në 47.52 miliardë dollarë, ndërsa fitimi neto u rrit me 36%, duke arritur në 18.34 miliardë dollarë. Kjo rritje e vrullshme reflektohet edhe në tregjet financiare. Aksionet e Meta-s u rritën me mbi 12% në bursën e Frankfurtit dhe pritet të arrijnë një rekord të ri në Nasdaq, duke e çuar vlerën e tregut të kompanisë në 2 trilionë dollarë. Një rritje e ngjashme u regjistrua edhe nga Microsoft, i cili gjithashtu publikoi rezultatet e tij tremujore në të njëjtën ditë. Kompania përfitoi ndjeshëm nga kërkesa për shërbime që lidhen me inteligjencën artificiale.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47