Top News- Irani rrëzon helikopterin e sofistikuar amerikan Apache, Trump: Do t’i përgjigjemi sulmit
09/06/2026 22:28

Presidenti Donald Trump ka akuzuar Iranin për rrëzimin e një helikopteri amerikan pranë Ngushticës së Hormuzit dhe është zotuar se do t'i përgjigjet sulmit. Dy anëtarë të ekuipazhit të helikopterit Apache që u rrëzua pas sulmit u shpëtuan nga një dron detar amerikan, konfirmuan zyrtarët amerikanë për BBC-në. "Pati dy pilotë të përfshirë, të dy janë shëndoshë e mirë dhe të padëmtuar", shkroi presidenti në Truth Social. "Megjithatë, Shtetet e Bashkuara duhet, domosdoshmërisht, t'i përgjigjen këtij sulmi.", nënvizoi ai. Kjo është humbja e parë e një Apache që nga fillimi i konfliktit me Iranin dhe vjen pasi Trump më parë tha se Uashingtoni ishte pranë një marrëveshjeje me Teheranin për t’i dhënë fund konfliktit rajonal. Komanda Qendrore Amerikane (Centcom) tha më parë se dy "ushtarët u shpëtuan në mënyrë të sigurt brenda afërsisht dy orësh dhe janë në gjendje të qëndrueshme" pasi helikopteri i tyre AH-64 Apache u rrëzua "pranë bregdetit të Omanit ndërsa patrullonte ujërat rajonale". "Sapo jam informuar nga Ushtria jonë e Madhe se mbrëmë iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë shumë të sofistikuar Apache ndërsa patrullonin mbi Ngushticën e Hormuzit", shkroi Trump në rrjetet sociale të martën. Pak minuta para komenteve të Trump, kryenegociatori iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, postoi në rrjetet sociale: "Ne preferojmë gjuhën e diplomacisë, por flasim gjuhë të tjera shumë më rrjedhshëm. Thyejini angazhimet tuaja dhe ne do të kalojmë në atë që flasim më mirë."

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00