Presidenti amerikan Donald Trump, tha se është arritur një marrëveshje kornizë për të ndalur luftimet në Lindjen e Mesme, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për t’i dhënë fund bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane. “Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e kompletuar”, shkroi Trump në Truth Social duke njoftuar marrëveshjen të dielën vonë. Kjo marrëveshje do të hapë një periudhë 60-ditore për të mundësuar bisedime për një marrëveshje më të hollësishme për paqe mes Uashingtonit dhe Teheranit.