Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë kurrë sukses në eliminimin e Hamasit. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm Iranian Hossein Amirabdollahian, i cili theksoi se Izraeli mund të sigurojë lirimin e pengjeve nga Rripi i Gazës vetëm përmes një zgjidhjeje politike të konfliktit. Në një fjalim në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në të cilën ai e cilësoi Hamasin si një "lëvizje çlirimtare", Amirabdollahian tha se Izraeli dhe SHBA kurrë nuk do të kenë sukses në shkatërrimin e Hamasit.