Top Channel/ “Presion maksimal Iranit”. Trump thotë se negociatat me Teheranin janë në rrugë të mbarë
07/02/2026 22:27

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se bisedimet e Uashingtonit me Teheranin në Oman, kanë qenë të mira dhe pret rinisjen e një raundi të ri, javën që vjen. Nga bordi i Air Force One, presidenti sqaroi se bisedat do të rinisin në fillim të javës. Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione të reja ndaj kompanive të transportit detar dhe anijeve, me synimin për të kufizuar eksportet e naftës së Iranit. Gjithashtu, Trump firmosi një urdhër ekzekutiv që i hap rrugë vendosjes së tarifave ndaj mallrave nga vendet që bëjnë tregti me Iranin. Këto masa mund të prekin shkëmbimet tregtare me vende si Kina, Gjermania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk është e qartë nëse këto masa lidhen drejtpërdrejt me bisedimet, por trump thotë se po kërkon të arrijë një marrëveshje dhe paralajmëron për pasoja të rënda nëse Irani nuk bie dakord. Shtëpia e Bardhë ka bërë të qartë se synimi kryesor i bisedimeve është frenimi i aftësisë së Iranit për të prodhuar armë bërthamore, një ambicie që Republika Islamike e ka mohuar vazhdimisht. Përvec paralajmërimeve për ndalimin e vrasjes së protestuesve në Iran, ditët e fundit, retorika e Trump është përqendruar kryesisht në frenimin e programit bërthamor iranian, ndërsa SHBA ka dislokuar në rajon një grup detar të udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln. Irani ka paralajmëruar vazhdimisht se do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse do të sulmohet.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53