Top Channel/ Policia bastis pronat e Mandelson. Lordi anglez po hetohet për skandalin “Epstein”
07/02/2026 23:00

Zbulimi i komunikimeve sekrete mes Peter Mandelson dhe financierit amerikan Jeffrey Epstein, gjatë kohës kur Mandelson mbante poste të larta qeveritare, ka shkaktuar një tronditje të fortë politike në Mbretërinë e Bashkuar. Çështja ka marrë përmasa të rënda, me ish-kryeministrin Gordon Broën që flet hapur për “krim financiar” dhe “tradhti ndaj vendit”. Një ditë më parë, policia e Londrës ka kryer kontrolle në dy prona të ish-ambasadorit britanik dhe ish-politikanit të lartë të Partisë Laburiste, Lord Peter Mandelson, një në Camden, në veri të Londrës, dhe një tjetër në Ëiltshire, në pjesën perëndimore të Anglisë. Hetimi lidhet me dosjet e publikuara rreth financuesit të dënuar seksual Jeffrey Epstein, ku ka dalë se Mandelson ka pasur një marrëdhënie me të dhe mund t’i ketë dhënë informacione qeveritare të ndjeshme që lidhen me kohën kur ai shërbente si sekretar biznesi pas krizës financiare të vitit 2008. Policia ka marrë kuti dhe materiale nga shtëpitë, ndërsa hetuesit vazhdojnë të mbledhin prova. Hetimi është fokusuar tek çështja se si dhe pse një zyrtar i lartë publik mund të ketë ndarë informacion qeveritar të ndjeshëm me një individ jashtë strukturave zyrtare, një veprim që nëse provohet mund të jetë shkelje serioze e detyrës dhe e besimit publik. Dokumente të shumta komunikimi, përfshirë emaile dhe mesazhe, mund të publikohen së shpejti në Parlamentin britanik për shqyrtim të plotë. Ndërkohë, zbulime të reja nga të ashtuquajturat “dosjet Epstein” sugjerojnë edhe marrëveshje financiare të dyshimta, si dhe oferta të Mandelson për të siguruar prona luksoze për Epsteinin. Pas publikimit të dokumenteve dhe email-eve, Peter Mandelson dha dorëheqjen si nga Partia Laburiste ashtu edhe nga Dhoma e Lordëve. Rreth një muaj më parë, ai kishte shprehur keqardhje për marrëdhënien e tij me Epsteinin, duke kërkuar falje “pa kushte grave dhe vajzave që kanë vuajtur”, por zbulimet e reja kanë thelluar krizën politike dhe kanë vënë në vështirësi qeverinë e kryeministrit Keir Starmer më shumë për faktin se Starmer e emëroi Mandelson ambasador të Mbretërisë së Bashkuar në SHBA në vitin 2024, pavarësisht lidhjeve të njohura të tij me Epsteinin.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53