Si rezultat i bisedimeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani janë pajtuar që të zbatojnë një armëpushim, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit. Izraeli dhe Libani po ashtu janë pajtuar që të punojnë drejt krijimit të zonave pilot në të cilat Forcat e Armatosura të Libanit do të marrin kontrollin ekskluziv të territorit, duke përjashtuar të gjithë aktorët joshtetërorë, u tha në njoftim. Këto hapa do të lehtësojnë përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe dhe siguri në rajon, shtoi Uashingtoni.