Ministrja e Financave dhe Ekonomisë është infektuar me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja Anila Denaj, më anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se pas konfirmimit pozitive me koronavirus, është karantinuar në banesën e saj. Denaj ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët duke thënë se duhet të zbatojnë rregullat e higjienës.“Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!” shkruan Denaj ne postimin e saj. me here kanë rezultuar pozitivë ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku, e cila rezulton e sheruar tashmë dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi që ndodhet ende ne karantinë.