Top News – Inaugurimi i Biden/ 50 shtetet amerikane në gadishmëri për dhunë
17/01/2021 13:32

Të 50 shtetet amerikane dhe distrikti i Kolumbisë, janë në gadishmëri për protesta të mundshme, të dhunshme, këtë fundjavë, para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, të mërkurën. Trupat e rojës kombëtare janë dërguar në masë në uashington DC, në përpjekje për të evituar një përsëritje të mundshme të dhunës vdekjeprurëse të javës së kaluar. FBI ka paralajmëruar për dhunë të mundshme nga ana e mbështetësve të Trump në të 50 kryeqytetet e shteteve amerikane. Pjesa më e madhe e uashington DC do të izolohet para inaugurimit të së mërkurës, me trupat e gardës kombëtare që janë dislokuar atje në numra të mëdhenj. Shumë rrugë, janë bllokuar me barriera betoni dhe rrethime metalike. The National Mall, që zakonisht mbushet me njerëz për inaugurimet, është mbyllur me kërkesë të shërbimit sekret. Ekipi i Biden i ka kërkuar amerikanëve të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit të vendit për inaugurimin, për shkak të pandemisë. Zyrtarët lokalë thanë se njerëzit duhet ta ndjekin eventin nga shtëpia. Ndërkohë, ekipi i Joe Biden, ka hartuar plane për të përmbysur politika kyce të Donald Trump. Në orët pasi Biden të hyjë në shtëpinë e bardhë, ai do të ndërmarrë një numër veprimesh ekzekutive që kanë si qëllim të sinjalizojnë një ndarje të dukshme me administratën e paraardhësit të tij. Edhe pse biden, ashtu si presidenti Trump do të mund të përdorë urdhërat ekzekutive si mjet për të anashkaluar kongresin në disa tema, plani i tij i stimulimit prej 1.9 trilionë dollarësh, i shpallur më herët këtë javë, do të ketë nevojë të miratohet nga ligjvënësit ashtu si edhe një ligj për reformën e emigracionit.

Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25