Ky është momenti kur 45-vjeçari Agron Musaj i ka vënë zjarrin qëllimisht mëngjesin e kësaj të enjteje një supermarketi në lagjen 3 të Cërrikut në orën 7 e 30 minuta të mëngjesit. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së vetë biznesit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, disa orë pas ngjarjes kanë mundur të identifikojnë dhe kapin autorin 45-vjeçar të zjarrvënies, me banim në Cërrik. Policia thotë se si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në subjekt, si dhe u dogjën produkte. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.