Lideri separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, është arrestuar në ishullin italian të sardenjës, me një urdhër-arrest spanjoll, katër vjet prej ikjes nga Spanja, pas një referendumi për pavarësi, të cilin Madridi e ka shpallur joligjor. Puigdemont pritet të dalë para gjykatës më vonë gjatë 24 shtatorit, në një seancë dëgjimore, në të cilën mund të meret vendim për esktradimin e tij në Spanjë për t’u përballur me akuzat për kryengritje, ka thënë avokati i tij. Ish-banori i Katalonjës, një nga rajonet më të pasura të Spanjës, ka ikur nga shteti pas referendumit të vitit 2017.