Top News – I bukur apo i shëmtuar… Statuja gjigante në Beograd ndez polemika
28/01/2021 18:11

Një statujë gjigande e një princi mesjetar serb, u inaugurua në beograd mbrëmjen e të mërkurës, por ka ndezur një debat të ashpër në vend: A është një nderim i bukur i një ikone historike apo një shëmti monstruoze që ka okupuar një shesh publik? Statuja prej bronzi e princit Stefan Nemanja, një princ i shekullit të 12, themelues i shtetit serb, ngrihet për më shumë se 23 metra në një lagje të beogradit. Presidenti serb, aleksander vucic, e cilësoi atë gjënë më të bukur që kishte parë ndonjëherë. “Ky monument është i madh sepse historia jonë është e madhe. Është i rëndë sepse historia jonë shpesh ka qenë e tillë”, tha Vucic në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën merrnin pjesë me qindra njerëz. Sidoqoftë, shumë kritikë, mendojnë të kundërtën, me historianët, artistët dhe arkitektët që e kanë kritikuar monumentin duke thënë se ai është aq i madh sa që zvogëlon historinë që duhej të përfaqësonte. Një arkitekt i njohur e cilësoi madje atë si një akt terrorizmi urban. “Është dicka monstruoze, e shëmtuar dhe dëmton zonën përreth”, tha historiania Dubravka Stojanovic. Monumenti, përshkruan princin me fytyrë të ashpër, që mban një shpatë në dorë, mbi një helmetë gjigande bizantine që është sa thuajse gjysma e përmasës së monumentit. Në mediat sociale, imazhi është krahasuar me Saruman, një karakter i serisë Zoti i Unazave, që qëndron mbi një vezë prej cokollate. Cmimi i saktë i monumentit është mbajtur i fshehtë nga autoritetet e qytetit, të paktënd eri në 2023, një vit pas zgjedhjeve të pritshme lokale në beograd. Autori i tij është ndërkohë një artist Rus, Alexander Rukavishnikov. Por autoritetet lokale të Beogradit kanë kujtuar se edhe kulla Eifel apo Statuja e Lirisë, u panë së pari, nuk u pëlqyen, por sot janë vepra të mëdha arti.

Top News – Mbrojtje si e NATO-s për Ukrainën / ‘Putin është i hapur për këtë ide’, konfirmon Witkoff
18/08 13:06
Top News – Izraelitët kundër luftës në Gaza / Dhjetëra e mijëra njerëz në shesh, tubimi më i madh
18/08 13:00
Top News – Pa burra, pa stres…Komunitetet vetëm për gra po lulëzojnë në Kinë
18/08 12:51
Top News – Liderët e Evropës ‘truproja’ të Zelenskit / E shoqërojnë në SHBA për takimin me Trump
18/08 12:51
Top News – ‘Edhe dy milionë viktima të tjera…’ / Rusia do ndëshkohet, Zelenski paralajmëron
18/08 12:49
Top News -‘Faleni’ Krimenë dhe harrojeni NATO-n! Zelenski sfidon Trump, tension në Shtëpinë e Bardhë
18/08 12:42
Top Channel/ Anglia “merr” fëmijët e Gazës: Evaukohen të miturit në gjendje kritike!
18/08 12:11
Top Channel/“S`na hidhni hi syve”, Amnesty International akuzon Izraelin: Uria në Gaza, e qëllimshme
18/08 11:32
Top Channel/ Zelensky në Washington, Trump: Ukraina ta “harrojë” Krimenë dhe hyrjen në NATO!
18/08 11:17
Top Channel/Përballja Trump-Zelensky, më e rëndësishme me takimi me Putin? BBC:Përcakton të ardhmen!
18/08 11:11
Top Channel/ Gjermania “përgatitet për luftë”? Bundeswehri “kërkon” 60.000 ushtarë!
18/08 11:07
Top News- Izraeli nën akuza për gjenocid/ Amnesty: Po shkakton uri të qëllimshme në Gaza
18/08 10:50
Top News- Gjermania kritikon Kinën/ Minstri gjerman: Po bëhet gjithnjë më agresive
18/08 10:19
Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41
Top Channel/ Rubio: Paqja mund të mos vijë. Sekretari i rikthehet tezës së sanksioneve për Moskën
17/08 22:31
Top Channel/ BE me plan në Washington. Zelensky i frikësuar para takimit me Putin
17/08 22:29
Top News – Trump harroi menynë te printeri. Agjenda e takimit me Putin u gjet në një hotel në Alaska
17/08 21:00
Top Channel/ Europa në krah të Zelenskyt/ Trump planifikon takim trepalësh me Putin
17/08 14:58
Top Channel/ Letra e Melanisë për Putinin/ Zbulohet përmbajtja, iu lut për fëmijët ukrainas
17/08 14:55
Top Channel/ Plani i Zelenskyt me Trump/ “Labirinti diplomatik” midis SHBA, Putinit dhe Evropës
17/08 14:54