Nominimi i diplomatit, Christoher Hill, ambasador të ri amerikan në Serbi, është një sinjal se presidenti amerikan, Joe Biden, po dërgon në këtë vend një njeri të besueshëm, thotë ish-ambasadori serb në Uashington, Ivan Vujaçic. Hill është njohës i mirë i rajonit, pasi ishte zëvendës i Richard Holbrookut, negociatorit kryesor amerikan gjatë bisedimeve në Dejton, të cilat i dhanë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, në vitet 1990. Hill gjithashtu ka qenë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.