Drejtuesi i një kamioncine i cili ishte ngarkuar me xhama, humbi kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, ku një sasi xhamash bllokoi rrugën për gati 1 orë. Është dashur ndërhyrja e firmës për të pastruar rrugën, ndërkohë polica ndodhet në vendngjarje.