Top News – Hetimi për biznesmenin e zhdukur/ Mediat italiane fajësojnë policinë shqiptare
25/01/2021 14:57

Nuk ka ende asnjë të dhënë në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian në Shqipëri, Davide Pecorrelli. Mungesa e informacionit për një ngjarje kaq të rëndë ka ngritur edhe shumë pikëpyetje në mediat e vendit fqinjë. Në një shkrim të Umbria Domani, fajësohet policia shqiptare për vonesat dhe mungesat e përgjigjeve për pyetjet e duhura. Sipas tyre dita-ditës po dalin në dritë skenarë të rinj për vdekjen e 45-vjeçarit. Ata bëjnë të ditur se Pecorelli kishte shkuar në Shqipëri në fillim të janarit për arsye pune, ku kishte qëndruar dy net në një hotel në qytetin e Pukës. Dhe vëmendja e të gjithë hetuesve është përqendruar tek makina e gjetur e djegur në veri të Shqipërisë, afër Pukës. Në makinën në të cilën ai e kishte marrë me qira u gjenden eshtrat e djegura dhe tanimë autoritetet janë në pritje të rezultateve të ADN-së. Eshtrat e gjetura u dërguan në laboratorin e mjekësisë ligjore në Tiranë ku është bërë analiza e tyre. Prokuroria Publike e Perugias, pas ankesës së paraqitur nga familjarët në Komisariatin e Città di Castello, hapi një dosje. Magjistratët Perugianë kanë ADN-në e vëllait, e cila do të krahasohet me analizën e ADN-së të eshtrave të kockave të analizuara nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Tiranës. Nga 6 Janari, nuk ka asnjë gjurmë nga Davide Pecorelli dhe familjarët e tij duan një përgjigje. Nga telefoni i tij nuk vinte më asnjë përgjigje për disa kohë dhe shoku i biznesmeni Tifernate tregonte se ai duhej të ishte kthyer në Umbria më 10 janar, kur kishte rezervuar fluturimin e kthimit. sipas mediave italiane lidhur me ngjarjen e pa zbardhur ka ende shumë pyetje që presin një përgjigje, ka shumë gjëra që policia shqiptare ka lënë anash. “Si ndodhi që telefoni dhe ora e Davide u gjetën pa dëmtime të veçanta kur makina e djegur u shkatërrua plotësisht? Për hetuesit shqiptarë, zjarri do të kishte qenë aksidental por nuk shpjegon shkaqet e zjarrit. Tezat e hetuesve lokalë nuk janë aspak bindëse, ka shumë pyetje pa përgjigje dhe zhdukja e Davide Pecorelli është gjithnjë e më shumë një mister," shkruan media italiane.

Top Channel/ Sherr në Korçë! Tre të plagosur
31/08 23:05
Top Channel/ Kina mbledh “rivalët” e Trump, çfarë pritet nga samiti
31/08 22:59
Top Channel/ Sherr masiv në Korçë! Tre të plagosur me thikë
31/08 22:56
Top Channel/ E diel tragjike, 2 të vdekur e 3 të plagosur rëndë nga aksidentet
31/08 22:41
Top News -Protesta kundër emigrantëve në Australi. Mijëra dalin në shesh. Qeveria i dënon si naziste
31/08 22:30
Top Channel/ Vijon goditja ndaj “Zërit të Amerikës”, shkarkohen 500 punonjës të tjerë
31/08 22:10
Top News – Frigatat britanike në Norvegji. Marrëveshje miliarda eurosh për 5 anije luftarake
31/08 22:00
Top Channel/ Shifra tronditëse nga Gjermania, mbi 3 milionë të papunë!
31/08 21:56
Top Channel/ Aksident me 3 të plagosur në Lezhë! Makina përmbyset anës rrugës
31/08 21:34
Top News – Rusia lë pa drita ukrainasit. Sulme me dronë e raketa ndaj infrastrukturës energjitike
31/08 21:01
Top News – Stuhia paralizon qytetet greke. Probleme në Korfuz dhe në zonat në kufi me Shqipërinë
31/08 20:04
Top Channel/ Rusia bombardon rrjetin energjetike të Ukrainës, mijëra banorë në terr
31/08 19:28
Top Channel/ Stuhia shkatërron Greqinë, dëme kolosale në disa zona
31/08 19:27
Top News-Propozimi për zonë të çmilitarizuar.Zelensky kundër-Ata që e thonë, s’njohin luftën moderne
31/08 17:50
Top News – Pas pezullimit, kërkon mbylljen. Trump propozon shkarkimin e 50 punonjësve të VOA
31/08 16:39
Top Channel/ Fiku i Roshnikut / Berat. Fermerët që punojnë për të kultivuar varietetin autokton
31/08 15:18
Top Channel/ Në 15 vite infarktet u dhjetëfishuan / Mjekët thonë se shkak është bërë jeta sedentare
31/08 15:10
Top Channel/Çfarë do bëjë PD në Kuvend? Ivi Kaso: S’kemi luksin që të braktisim asnjë llogore beteje
31/08 14:58
Top Channel/ Zgjedhjet edhe njëherë në Kolegj/ PD vendos të ankimojë rezultatin final
31/08 14:57
Top Channel/Rama: 30 shkolla të reja/Kryeministri: Me 8 shtator, do të presin 8 mijë nxënës e mësues
31/08 14:44