Top News – Hakeri nga Kosova/ Bitcoin, pornografi e terrorizëm edhe nga burgu
14/01/2021 11:36

Ardit Ferizi nga Gjakova, që tashmë është dënuar me 20 vjet burgim në Shtetet e Bashkuara për vepra terroriste, përballet me akuza të reja për mashtrim dhe vjedhje të identitetit edhe gjatë kohës që ka qenë në burg. Ferizi, 25 vjeç është një shtetas i Kosovës, i cili u deportua nga Malajzia në SHBA në 2016 për t’u përballur me akuza për terrorizëm. Ai u deklarua fajtor për hyrje të paautorizuar në informacionet kompjuterike, të dhëna që ua kishte dërguar një grupi terrorist. Këto të dhëna, kryesisht të ushtarëve dhe punonjëseve qeveritarë amerikanë, ua ka kaluar pjesëtarëve të të ashtuquajturit, Shteti Islamik. Dënimi i tij u reduktua në dhjetor 2020 por ndërsa gjakovari priste deportimin në kosovë, FBI tha se ai kishte kryer edhe krime të tjera gjatë kohës kur ishte në burg. Sic shkruan evropa e lirë, më 6 janar të këtij viti, Ferizi u dërgua në një qendër paraburgimi në Pensilvani duke pritur të kthehej Kosovë. Por, prokurorët thanë se ai kishte hyrë në informacione personale të qytetarëve amerikanë, kur ishte ende në burg, ashtu sic kishte bërë kur i kishte kaluar të dhëna shtetit islamik. Nga 2 prilli, 2017 deri më 25 shtator, 2019, Ferizi edhe pse ishte në burg ka mundur të marrë dhe dërgojë e-maile. Prokuroria beson se vjedhja e të dhënave nga Ferizi u bë gjatë kësaj periudhe. Gjatë kësaj periudhe, ai është përfshirë në skema të shumta mashtruese, duke u koordinuar me një pjesëtar të familjes së tij që menaxhonte llogaritë e postës elektronike të ferizit. Ky i fundit madje, nga burgu i ka hyrë biznesit me monedhat digjitale, si Bitcoin. Madje ai ka patur edhe një faqe interneti me përmbajtje pornografike, që kishte për qëllim vjedhjen e të dhënave të atyre që shihnin përmbajtjen e saj. Këto akuza të reja, nëse vërtetohen, do ti sjellin atij një dënim prej 22 vitesh burg dhe gjobë 250 mijë dollarë.

Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25