Dhomat e Specializuara njoftuan se kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati do të bëjë paraqitjen e parë para tyre në 1 tetor.Paraqitja e parë do të jetë në formë të seancës publike dhe mund të përcillet edhe përmes video-linkut. Ndërkohë është zbardhur përmbajtja e fletëarrestit të kreut të OVL-së se UCK-së, të arrestuar në 25 shtator.