Top Channel/ E veja e Charlie Kirk: “E fal vr*sësin e burrit tim, ne nuk u përgjigjëm me dhunë”!
22/09/2025 11:52

Bashkëshortja e Charlie Kirk u zotua të vazhdojë rrugën e bashkëshortit të saj të vrarë në 10 shtator. E veja e aktivistit 31 vjecar u shfaq e përlotur në podiumin e ceremonisë përkujtimore të mbajtur në nder të tij. Pavarësisht zërit që i dridhej megjithatë, Erika përcolli një mesazh pajtimi. Në kryq, shpëtimtari ynë tha: ‘Atë, fali ata sepse nuk dinë çfarë bëjnë.’ Dhe unë e fal atë djalë të ri. Përgjigja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja. Përgjigja që dimë nga Ungjilli është dashuria. Ne nuk përgjigjemi me dhunë, por me atë që im shoq gjithmonë ishte lutur të shihte në këtë vend: Me rilindje. 22 vjecari Tyler Robinson, 22 vjeç, është akuzuar për vrasje të shkallës së parë për të shtënën fatale ndaj Charlie Kirk. Prokurori i Përgjithshëm i Qarkut të Utah-ut, Jeff Gray, deklaroi se shteti do të kërkojë dënimin me vdekje për Robinson. Erika pohoi megjithatë për The Neë York Times se dënimi i Robinson duhet të përcaktohet nga sistemi ligjor, e jo nga dëshirat e saj. “I thashë avokatit tonë se dua që këtë ta vendosë qeveria. Nuk dua që gjaku i tij të jetë në ndërgjegjen time|”, ka qenë mesazhi i saj. Donald Trump, e vlerësoi në fjalën e tij aktivistin konservator si një “hero të madh amerikan” dhe “martir”. “Ai u vra sepse jetoi me trimëri, jetoi me guxim dhe argumentoi në mënyrë brilante”, tha ai gjatë një fjalimi para dhjetëra mijëra të pranishmëve në një shërbesën përkujtimore në Arizona.

Top Channel/ Alarm në Katalonjë, përmbytjet marrin 2 jetë, një person rezulton i zhdukur
04/10 22:52
Top Channel/ Alarm për bombë në Parlament, autoritetet në gjendje gatishmërie
04/10 22:48
Top News – ‘Topi’ në fushën e Putinit/ SHBA ndërmjetës, Zelensky pro takimit me palën ruse
04/10 22:05
Top Channel/ Kurthi i ri i Ukrainës për dronët, tela me gjemba inteligjentë që presin kabllot
04/10 20:14
Top News – Putin, raketa mbi kancelarin Merz / Goditet një tjetër urë, sirena alarmi në Kiev
04/10 14:48
Top News – Qëlloi pilotin me një sëpatë / Makthi i Flydubai, ndihmësi me pikëpamje ekstremiste
04/10 13:59
Top News – ‘Nëse doni luftë, luftë do të keni’ / Irani sfidon SHBA: Nuk ka zgjidhje ushtarake
04/10 13:26
Top News – Alarm i kuq, të gjithë në shtëpi! / Dy viktima nga përmbytjet në Spanjë, rrugët nën ujë
04/10 13:24
Top News – Tallin Trumpin, shpallin fitoren / Posterat e luftës në Teheran, propagandë e regjimit
04/10 13:23
Top News – Mobilje që fluturojnë, çati që shkulen / Tornadoja e rrallë kalon mes për mes qytetit
04/10 13:22
Top News – Marinsi amerikan akuzohet për vrasje / Japonia proteston: Një incident brutal dhe mizor
04/10 12:01
Top News – Do të rrëzojnë dronët reaktivë…/ Gjermania e Ukraina vulosin marrëveshjen, Merz në Kiev
04/10 11:59
Top Channel/ Merz, në Kiev mes bombave/ Kancelari viziton Ukrainën pas ofensivës ajrore ruse,
04/10 11:44
Top News – Putin me ‘doktrinë të re’ në Ukrainë / Zelenski vë në shënjestër rafineritë e naftës
04/10 11:41
Top News – Sulmet e Iranit ndëshkojnë rafineritë / Tani vetëm naftë e papërpunuar nga Lindja e Mesme
04/10 11:33
Top News – Rusia paralajmëron-Ikni nga Ukraina / Zelenski e Putini, ‘dhëmb për dhëmb’, sulme të reja
04/10 11:31
Top Channel/ Ukrainë, 15 mijë të vrarë e plagosur/ OKB: Bilanc tronditës për 2026, rritje prej 55%
04/10 10:42
Top News – Pakti bërthamor i Trump me Arabinë Saudite. Senatorët amerikanë kërkojnë votim rezolute
04/10 10:06
Top Channel/ Komploti ndaj bazës së Shba. Irani mohon akuzat se nxiti terroristët
03/10 23:19
Top News- Përmbytje të fuqishme në Spanjë, çmendet moti, lumenj balte vërshojnë drejt qyteteve
03/10 22:30