Top News-Groposen 500 mijë pulat e ngordhura/‘Operacioni’ në mesnatë larg zonave të banuara
22/03/2022 12:17

Pulat që ngordhën si pasojë e gripit të shpendëve në Durrës, janë groposur gjatë mesnatës larg zonave të banuara në Bashkinë e Shijakut. Prej 5 ditësh shpendët e ngordhura qëndruan në tokë, pasi autoritetet nuk kishin përcaktuar vendin e groposjes së tyre, duke rritur kështu rrezikun që infeksioni të përhapej jo vetëm në Durrës, por edhe më tej. Rreth 500 mijë pula ngordhën si pasojë e gripit të shpendëve, e njohur ndryshe si Influenca Aviare e tipit H5N8. Groposja e tyre duhet të ishte bërë që në momentin e parë ku u dyshuar se ata ishin prekur nga një grip i rrezikshëm, mirëpo kjo gjë vonoi 5 ditë. Bëhet me dije se pas groposjes vendi është dezinfektuar me solucionet përkatëse për të shmangur çdo problem infeksioni. Ky skandal u raportua edhe më parë nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor, por nuk u mor parasysh nga autoritetet përkatëse. Që prej përhapjes së këtij lajmi, qytetarëve u është kërkuar që të shmangin kontaktin me pulat e ngordhura apo ato të sëmura, dhe në rast se do të konsumojnë një të tillë, ta pjekin atë në temperaturën 70 gradë. Nga ana tjetër, institucioni që duhet të garantojë ushqime cilësorë deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim nëse vezët e këtyre kompanive që janë në treg janë të sigurta ose jo.

Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16