Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02/2026 17:45

Në Greqi ka hyrë në fuqi modeli i ri i shërbimit ushtarak, me rekrutët e parë të vitit 2026 që u paraqiten në njësitë ushtarake për tre ditë në vijim. Reforma është pjesë e planit “Agjenda 2030” dhe synon përshtatjen e Forcave të Armatosura me kërkesat e reja të sigurisë dhe zhvillimet teknologjike. Sipas modelit të ri , trajnimi bazë zgjat tashmë 10 javë dhe zhvillohet në forcat e këmbësorisë, me theks në stërvitjen praktike. Programi përfshin më shumë qitje ditën dhe natën, ushtrime taktike në terren, marshime dhe trajnim në aftësi të reja, si ndihma e parë, mbrojtja nga zjarri dhe përdorimi i sistemeve me dronë. Pas fazës bazë dhe trajnimit të specializuar, shumica e rekrutëve vendosen në njësi operative, kryesisht në zonat kufitare dhe në ishujt e Egjeut Lindor. Ndryshime të rëndësishme ka edhe në aspektin ekonomik dhe të kushteve të shërbimit. Kompensimi mujor rritet në 100 euro për shërbimin në zonat kufitare dhe në 50 euro për pjesën e brendshme të vendit, ndërsa është përmirësuar edhe cilësia dhe sasia e ushqimit sipas standardeve të reja ushqimore. Vendosjet dhe transferimet do të bëhen me sistem pikëzimi, bazuar në aftësitë, kualifikimet dhe preferencat e çdo ushtari. Rekrutët do të paraqiten tashmë në 13 Qendra Trajnimi në të gjithë vendin. Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak do të jetë 12 nga 9 muaj që ishte më parë, me përjashtim të atyre që paraqiten si të parakohshëm ose janë të vetmit djem në familje, si dhe të atyre që përzgjidhen ose zgjedhin të shërbejnë në Thrakë, në ishujt e Egjeut Lindor, në ushtrinë e Qipros, apo në Gardën Presidenciale, të cilët do të shërbejnë për 9 muaj.

Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13
Top News- Vuçiç si Millosheviçi/ Mund të ketë të njëjtin fat, studentët para në sondazhe
06/10 15:08