Në një raport përmbledhës të projektit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, përmes videos, me rastin e përfundimit të dy viteve të qeverisë së Demokracisë së Re, nga fitorja e saj elektorale në 2019, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias shprehet: "Ne po forcojmë pozicionin e Greqisë në skenën ndërkombëtare. Ne në mënyrë efektive po mbrojmë interesat tona kombëtare ". Në raport, përfshihet edhe një fragment nga fjalimi i Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Parlament: "Greqia po rritet përsëri", me sfondin: "Greqia u rrit bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Ligjin e Detit".