Top News/ Greqi, gjykata përmbys vendimin / Kthehet në burg themeluesi i ‘Agimit të Artë’
03/06/2024 16:17

Themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë në Greqi, Agimi i Artë, Nikos Mihaloliakos, është urdhëruar të kthehet në burg, pasi një gjykatë apeli rrëzoi një urdhër të kritikuar gjerësisht për lirimin e tij me kusht. Mihaloliakos, 66 vjeç, dhe anëtarë të tjerë të Agimit të Artë u dënuan në vitin 2020 pasi u shpallën fajtor në një proces që zgjati për pesë vjet, për drejtimin e një bande kriminale të lidhur me një sërë krimesh të urrejtjes, duke përfshirë vrasjen në vitin 2013 të reperit grek Pavlos Fyssas. Mihaloliakos, i cili vuante një dënim prej 13 vitesh, u lirua me kusht më 2 maj, pasi një bord gjyqtarësh miratoi kërkesën e tij, duke marrë parasysh kohën që kishte kaluar në burg dhe shëndetin e tij. Masa u prit me kritika nga partitë politike dhe familjet e viktimave të Agimit të Artë. Një panel gjyqtarësh në gjykatën e apelit doli në përfundimin se Mihaloliakos ishte "i papenduar", dhe se vazhdonte të lavdëronte praktikat e stilit nazist të Agimit të Artë ndërkohë që dyshohej edhe për kryerjen e krimeve të reja. Mihaloliakos u prangos sërish të hënën dhe do të paraqitet para një prokurori, thanë zyrtarët e policisë greke. Avokati i Mihaloliakos tha se ai nuk ishte informuar zyrtarisht për vendimin.

Top News- Marta Kos e shokuar nga ministrja serbe: E paimagjinueshme që ende është në detyrë
16/07 20:47
Top News- I kërkon falje vetëm Vuçiçit e Serbisë/ Ministrja serbe pendohet për ‘spastrimin etnik’
16/07 14:54
Top News- Politika e spastrimeve etnike në Serbi/ Opozita kërkon shkarkimin e ministres Paunoviç
16/07 13:34
Top News- Dialogu Strategjik SHBA-Serbi/ DASH: Një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve
16/07 12:18
Top News- ‘Spastrimi etnik nuk është politika jonë’/ Vuçiç distancohet nga deklarata e Paunoviç
15/07 22:21
Top News – Mickoski heq shqiptarët nga ushtria. Asnjë drejtues kryesor në Ministrinë e Mbrojtjes
15/07 14:36
Top News- BE dënon ministren serbe / ‘Deklarata e spastrimit bie ndesh me zotimet e Serbisë’
14/07 15:31
Top News- ‘Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën’/ Deklarata e ashpër e ministres serbe
14/07 11:30
Top News- Me Kosovën u pezullua në shtator 2025/ SHBA nis Dialogun Strategjik me Serbinë
14/07 11:09
Top News-Arrestohet në Serbi me urdhër Interpol-i malazezi, pjesë e rrjetit që do trafikonin kokainë
13/07 12:35
Top News- Maqedonia, pa shqiptarë në NATO/ Mickoski i përjashton nga delegacioni në Ankara
07/07 17:00
Top News – Strategjia amerikane e gazit. ‘America First’ zhvendos rusët…dhe BE nga Ballkani
07/07 13:24
Top News- Serbia në krah të Rusisë, Kinës/ Ministri serb merr pjesë në varrimin e Khameneit
07/07 12:17
Top News – ‘Zbuloi’ sekretet e ushtrisë greke. Këshilltari i Mitsotakis, viktimë e komedianëve rusë
07/07 11:23
Top News- Dodik nuk e ‘shet’ Putinin/ BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkan
06/07 14:23
Top News- Pastronte paratë e pista në ndërtim/ I akuzuari i Banjskës mori miliona dhe nga Serbia
06/07 12:12
Top News – Mali i Zi pranë vijës së finishit. KE nis hartimin e traktatit të ri të anëtarësimeve
06/07 11:34
Top News – Ministri i Vuçiçit shkon në Teheran / Merr pjesë në funeralin e Ajatollahut Khamenei
05/07 12:11
Top News- Inteligjenca artificiale pa kontroll/ Në Ballkanin Perëndimor shtetet ende nuk kanë ligje
02/07 17:30
Top News – Shpëtohet ulliri 2250 vjeçar / Pema u soll nga grekët e lashtë në Malin e Zi
02/07 15:11