Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga 49-vjecarin Aleksandër Toska, pas kallëzimit të bërë nga një 52-vjeçar. Nga hetimet mësohet se 49-vjeçari me banim në fshatin Panahor, ka hyrë në banesën e 52-vjeçarit në Ballsh dhe për motive të dobëta, e ka kanosur me armë sportive pistoletë dhe e ka goditur me qytën e kësaj arme. Policia bën me dije se Aleksandër Toska është arrestuar brënda një kohe të shkurtër pas kallëzimit, për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”. Arma sportive pa leje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë Fier.