Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me dëshmitë e ish-zyrtarëve amerikanë në Hagë, që po bëhet ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Teksa mori pjesë në përurimin e shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia në Podujevë, Kurti u është shmangur pyetjeve të gazetarëve.