Gjermania po mendon për shqyrtimin e të drejtës për azil jashtë BE-së. Si do të realizohet kjo? Berlini po mendon që të shqyrtohet e drejta e azilit para ardhjes së azilkërkuesve në territorin e Bashkimit Evropian dhe kështu të përcaktohet nëse ata kanë të drejtë për azil politik apo jo. Kandidatët nuk do të lejohen në territorin e BE-së dge ata që nuk kanë të drejtë do të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Kjo është diskutuar për një kohë të gjatë në Danimarkë, tani këtë procedurë po e përgatit edhe Britania e Madhe.