Top News – Luftanijet e aleatëve në Hormuz / Trump bën kërkesën, 16 anije të sulmuara deri tani
15/03/2026 13:27

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar britanisë së madhe dhe vendeve të tjera të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit për të ndihmuar në sigurimin e rrugës kryesore të transportit detar nga Lindja e Mesme. Presidenti amerikan tha se shpresonte që Kina, Franca, Japonia dhe Koreja e Jugut gjithashtu të dërgonin anije në këtë kalim, ku thuhet se një numër tankerash janë sulmuar që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën luftën e tyre kundër Iranit dy javë më parë. Duke iu përgjigjur komenteve të Trump, Ministria britanike e Mbrojtjes tha se po diskutonte "një sërë opsionesh për të garantuar sigurinë e transportit detar në rajon" me aleatët. Teherani ka thënë se do të vazhdojë të bllokojë ngushticën - kanalin më të ngarkuar të transportit detar të naftës në botë, përmes të cilit zakonisht kalojnë rreth 20% e furnizimeve botërore me naftë. Mbyllja e saj efektive, si dhe sulmet në infrastrukturën e transportit detar dhe të energjisë që nga fillimi i luftës, kanë çuar në një rritje të madhe të çmimeve globale të naftës. Trump shkroi në platformën e tij Truth Social të shtunën se "shumë vende" do të dërgonin anije luftarake në bashkëpunim me SHBA-në për të ndihmuar në mbajtjen e ngushticës "të hapur dhe të sigurt". Ai pretendoi se "100% e aftësisë ushtarake të Iranit" ishte shkatërruar tashmë, por se Teherani ende mund të "dërgojë një ose dy dronë, të lëshojë një minë ose të nisë një raketë me rreze të afërt diku përgjatë ose brenda kësaj rruge ujore". Britania e madhe ka raportuar se 16 anje janë sulmuar në dhe përreth ngushticës së hormuzit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt. Aktualisht, as Marina Amerikane nuk po shoqëron cisterna nëpër rrugën e ngushtë të transportit detar.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23