Top Channel/ “Nuk janë kushtet për paqe”/ Trump reagon pasi Irani kërcënoi se do vrasë Netanyahun
15/03/2026 14:42

Në ditën e gjashtëmbëdhjetë të konfliktit me Iranin, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se fundi i luftës mund të jetë i afërt, por sipas tij kushtet për një marrëveshje nuk janë ende të favorshme. Duke folur për zhvillimet e fundit, Trump tha se Teherani ka shprehur gatishmëri për të mbyllur konfliktin, megjithatë Uashingtoni nuk është ende gati të japë dritën jeshile për një marrëveshje. “Ata duan ta përfundojnë, por kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”, u shpreh presidenti amerikan. Trump komentoi edhe situatën në udhëheqjen iraniane, duke ngritur pikëpyetje mbi fatin e liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei. “Kam dëgjuar se ai mund të mos jetë më gjallë. Nëse është gjallë, duhet të bëjë diçka shumë inteligjente për vendin e tij: të dorëzohet”, deklaroi ai. Deklaratat e Trump u kundërshtuan menjëherë nga diplomacia iraniane. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, reagoi duke theksuar se udhëheqësi suprem është në gjendje të mirë dhe vijon të drejtojë vendin. “Ai është mirë dhe në qeveri. Situata në vend është e qëndrueshme”, tha Araghchi. Ndërkohë tensionet në rajon vijojnë të përshkallëzohen. Gjatë natës u raportuan sulme të reja në Liban, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, forcat e Izraelit kryen dy bastisje ajrore që shkaktuan të paktën 14 viktima, mes tyre edhe katër fëmijë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55