Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03/2026 19:45

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera aleate që t’i bashkohen atij në dërgimin e anijeve ushtarake për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se pavarësisht përpjekjes së Iranit për ta mbyllur këtë kalim strategjik, SHBA-ja do të sigurojë që ai të mbetet i hapur. “Në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti do ta hapim Ngushticën e Hormuzit, të sigurt dhe të lirë”, shkroi Trump. Sipas ‘BBC’, tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pasi gjashtë anije u sulmuan në Gjirin Persik brenda më pak se 48 orësh gjatë kësaj jave. Ndërkohë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, në deklaratën e tij të parë publike u zotua se vendi i tij do të vazhdojë përpjekjet për të bllokuar ngushticën. Më herët, Trump deklaroi gjithashtu se objektivat ushtarake në ishullin iranian Kharg, një nga qendrat kryesore të eksportit të naftës së vendit, janë “shkatërruar plotësisht”. Nga ana tjetër, Teherani paralajmëroi se infrastruktura e naftës dhe energjisë e kompanive që bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara mund të “shndërrohet në një grumbull hiri”.

Top Channel/ Trump fitoi 15 milionë USD nga rikthimi i Huang në Nvidia
24/11 23:31
Top Channel/ Plani i Trump për NATO, më pak trupa amerikane
24/11 23:29
Top Channel/ Rrëzohet avioni ushtarak, 5 të vdekur në Turqi
24/11 23:25
Top Channel/ Pekini “vishet” kuqezi! Festë në prag të Pavarësisë
24/11 23:21
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj CIA, ekspozohen informacione
24/11 23:18
Top News- Çfarë ndodh kur një armë bërthamore shpërthen në hapësirë? ‘Sputnik-S’ kundër Starlink
24/11 22:50
Top News- Brukseli i jep sinjal të fortë Serbisë: Beogradi rrezikon të largohet nga BE
24/11 22:11
Top Channel/ Bota në alarm nga “Mega El Nino”! Çfarë pritet të ndodhë me motin këtë dimër?
24/11 21:33
Top Channel/ Manipulim dëshmitarësh dhe mashtrim, Nicolas Sarkozy del para gjykatës
24/11 21:26
Top Channel/Moment tensioni/ Drejtuesi i seancës i fik mikrofonin Vuçiçit, reagimi i ish-presidentit
24/11 21:21
Top News- Frikë për sulm ndaj fabrikave të armëve/ Shërbimi i Inteligjencës: Rusia mund të sulmojë
24/11 20:30
Top News- Sulmi ndaj anijeve ruse në Libi/ Ukraina këmbëngul se ishte akt vetëmbrojtjeje
24/11 19:30
Top News – Iraku kërkon naftën e kurdëve/ Haset në refuzim, rrezik për përshkallëzim të tensioneve
24/11 16:32
Top Channel/ Lobim për kompani naftë? Senati nis hetime për zv/presidentin e SHBA, Vance!
24/11 16:23
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, sërish pa Serbinë: Por optimist për lidershipin e ri!
24/11 16:14
Top News – Lufta kapërceu Evropën… / Ukraina: Sulmi mbi anijet ruse në Libi, vetëmbrojtje
24/11 15:16
Top News-5 gra vriten çdo orë / Të dhënat e OKB, femicidi mbetet në shifra të larta
24/11 15:16
Top News – Frikë për sigurinë mbretërore… / ‘Vidhet’ shtëpia e princit William, dy të arrestuar
24/11 15:11
Top News – Luanesha në arrati pranë Stambollit / Plasin memet në rrjet, panik në qytet
24/11 15:11
Top News – BE ndalon makinat kineze / Muajin e ardhshëm kufizohen importet e hibrideve
24/11 15:11