Një gjykatë në Gjermani dënoi me burgim të përjetshëm 28 vjecarin Stephan Balliet I cili vitin e kaluar sulmoi një sinagogë në qytetin e Halles. Balliet vrau atëherë një kalimtare dhe një burrë në një qebaptore, por nuk arriti të hynre brenda sinagogës kun ë ato momente ndodheshin të paktën 52 hebrenj duke kremtuar festën e Yom Kippur.Balliet nuk shprehu pendim për sulmin.Gjatë gjykimit pesëmujor, ai mohoi Holokaustin, cka përbën vepër penale në Gjermani.“Sulmi ndaj sinagogës nuk ishte gabim; ata janë armiqtë e mi”, tha Balliet.