Kur Balbir Singh flet për kalvarin e tij, përdor fjalën italiane, ‘Macello’, që përkthehet, katrahurë’, por ajo nuk mjafton për të përshkruar se cfarë ka kaluar punëtori indian i bujqësisë. Për vgjashtë vite, ai ka jetuar në ato që i përshkruan si kushte skllavërie duke u kujdesur për bagëtitë në provincën e Latinës, një zonë rurale në jug të Romës, që mban me dhjetëra e mijëra punëtorë emigrantë, indianë, si ai. Punoja 12-13 orë në ditë, përfshirë të dielat, pa asnjë festë dhe pa asnjë pushim Pronari i fermës i jepte atij 100 deri në 150 euro në muaj, që është më pak se 50 centë në orë. Minimumi ligjor për punëtorët e bujqësisë në itali është rreth 10 euro ora.