Top News – ‘Fustani me luleshtrydhe’/ Si e pushtoi rrjetin stilistja Kosovare
19/08/2020 17:45

Fustani me luleshtrydhe është pa dyshim më i pëlqyeri i kësaj vere dhe ka pushtuar TikTokun. I mbuluar me luleshtrydhe të kuqe fustani është krijim i Lirika Matoshit, një stilisteje me origjinë kosovare në Nju Jork dhe është tashmë një hit i padiskutueshëm në internet e duket sikur ka dalë nga një kopësht idilik fantazie. Por fustani me luleshtrydhe ka një histori para se të bëhej viral. Sic raporton Vogue, Matoshi kishte postuar foton e fustanit të saj fillimisht në Instagram në korrik 2019. Modelja Tess Holliday e veshi atë në janar në ceremoninë e cmimeve Grammy, por pati marrë disa kritika jo shumë të pëlqyeshme në atë kohë për zgjedhjen. Në gusht, pasi fustani u bë viral, ajo tha se ishte kritikuar se kishte veshur fustanin, para se ai të bëhej i famshëm, vetëm për shkak të përmasave të trupit të saj. Tani, vetë stilistja matoshi thotë për Nju Jork Post se punon 24 orë në ditë, shtatë ditë të javës, për të përmbushur kërkesat. Vetëm në TikTok, hashtagu Straëberrydress ka më shumë se 7,3 milionë shikime ndërsa ai lirikamatoshi, 4.7 milionë shikime. Lirika matoshi e lancoi linjën e saj të aksesorëve të bërë me dorë në 2016 në moshën 20 vjec, pasi ishte vendosur në nju jork nga kosova. Ajo është motra e stilistes që krijon në kosovë, Teuta Matoshi. Marka lirika matoshi, sic thuhet në faqen e saj të internetit, është e përbërë nga 100 për qind femra dhe operon në nju jork dhe në një fabrikë në kosovë që lirika dhe motrat e saj e ngritën nga hici.

Top Channel/ Kosovë, arrestohet ish-ministri. Astrit Haraçija u prangos në aksionin antidrogë
15/11 19:49
Top News – Strategjia për ish-krerët e UÇK-së / Partitë politike në Kosovë ‘përgatiten në heshtje’
15/11 18:00
Top Channel/ Kosovë, qeveria “numëron” dështimet/ U ngadalësua ekonomia, probleme në drejtësi
15/11 11:06
Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32