Top News – ‘Fle’ mbi qymyr por qymyr nuk ka/Kosova, e detyruar ta importojë nga jashtë
15/11/2022 16:10

Rreth 6 milionë euro është vlera e qymyrit të përpunuar që bizneset në Kosovë kanë importuar në dy vjetët e fundit nga shtetet fqinje dhe të tjera, tregojnë të dhënat e Doganave të Kosovës. Importi ka arritur këtë vlerë me gjithë faktin se Kosova zë vendin e pestë në botë për sa i takon rezervave të qymyrit. Por, problemi duket se qëndron te fakti se “Kosova Thëngjilli” - kompania e vetme e licencuar për shitjen e qymyrit të përpunuar në Kosovë - nuk e ka vazhdimisht këtë lëndë, ndërsa kërkesat për të janë në rritje prej kohësh. “Kosova Thëngjilli” është një shoqëri aksionere, e krijuar në vitin 2013, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës - KEK. Kontrata mes KEK-ut dhe saj, përditësohet çdo tre vjet. Afati i kontratës aktuale pritet të skadojë muajin e ardhshëm, por nga Korporata energjetike e kosovës, nuk tregojnë nëse ajo do të vazhdohet ose jo. Qymyri i përpunuar përdoret për disa qëllime, përfshirë edhe ngrohjen, edhe pse ndikon në ndotjen e ajrit kur digjet. Kërkesat për këtë produkt janë rritur këto kohë për shkak të krizës energjetike që ka përfshirë Evropën. Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar, po ashtu, mungesa të energjisë elektrike gjatë dimrit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të gjejnë alternativa për ngrohje.

Top Channel/ Kosovë, arrestohet ish-ministri. Astrit Haraçija u prangos në aksionin antidrogë
15/11 19:49
Top News – Strategjia për ish-krerët e UÇK-së / Partitë politike në Kosovë ‘përgatiten në heshtje’
15/11 18:00
Top Channel/ Kosovë, qeveria “numëron” dështimet/ U ngadalësua ekonomia, probleme në drejtësi
15/11 11:06
Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32