Top News – Financimi i arsimit/ OECD-Shqipëria më pak se 3% të PBB
04/11/2020 11:24

Fondet që buxheti i shtetit akordon për financimin e arsimit në vendin tonë janë nga më të ultat në Europë dhe rajon, më pak se 3 %. Sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të publikuar nga Monitor, Financimet për Edukimin në Shqipëri janë 40% më të ulëta se në vendet e zhvilluara të Europës dhe 15-20% më të ulëta se në rajon. Analiza e OECD ve ne dukje se Shqipëria nuk arrin të mirëpërdorë edhe fondet e pakta në dispozicion të arsimit. Nga të gjitha nivelet e arsimit, ai i mesëm është më pak i financuari në raport me të tjerat, përkatësisht vetëm 0.4% të PBB-së saj, kur në vendet e zhvilluara ofrohet financimi me rreth 2% e PBB-se. Arsimi i mesëm është një hallkë e rëndësishme në sistemet arsimore, për shkak se formohen aftësitë për profesionet dhe aftësitë në tregun e punës. Të dhënat nga PISA tregojnë se, financimet në arsim janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me cilësinë e studentëve. Kur krahason shpenzimet për nxënës në shkollat e mesme në Shqipëri me ato të vendeve të tjera, të dhënat sugjerojnë se Shqipëria ka financime të ulëta e për rrjedhojë, edhe rezultatet të ulëta në testet e PISA. Ekspertët e OECD-së vënë në dukje se, Shqipëria do ta ketë të vështirë të arrijë të përmirësojë cilësinë e dijeve pa investime më të larta. Ata vënë në dukje se shqipëria nuk po zbaton ligjin në fuqi, për të bërë shpërndarjen e fondeve në arsimin paraunivesitar, sipas formulës që bazohet në ndarjen e financimeve për nxënës. Një pjesë e fondeve, të njohura si transferime të pakushtëzuara, të alokuara për NJësitë e Qeverisjes Vendore të llogariten bazuar në një formulë të krijuar në vitin 2002, e cila tashmë është vjetruar dhe nuk i përgjigjet zhvillimeve ekonomike, sociale dhe demografike.

Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56
Top News -Një shekull e gjysmë burg për Shullazin e bandën e tij, SPAK e kryqëzon për vrasjet e 2005
09/11 14:41
Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30