Reshjet e fundit te shiut në vend kanë shtuar prurjet në Kaskadën e Drinit, duke përmirësuar situatën hidrike në Liqenin e Fierzës. Për të menaxhuar energjinë e prodhuar ditët e fundit Korporata elektro-energjitike ka hapur tender për të shitur energji për datat 1 dhe 2 prill. Sipas dokumentave rezulton se ka shitur rreth 11 mijë e 800 Megavatorë me një çmim mesatar prej 150 euro megavatori. Të njëjtën sasi rezulton se e ka para-blerë para disa ditëve për të furnizuar vendin.