Të paktën 21 persona humbën jetën kur një zjarr përfshiu një hotel në Neë Delhi të mërkurën, tha policia, në një nga zjarret më vdekjeprurëse në kryeqytetin indian në vitet e fundit. Zjarret në ndërtesa janë të zakonshme në Indi për shkak të mungesës së pajisjeve të zjarrfikjes dhe mosrespektimit të rregulloreve të sigurisë. Zjarri shpërtheu në mëngjes në Flourish Stay, një hotel në një lagje të mbipopulluar në jug të qytetit, tha Policia e Delhit në një deklaratë.