Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci pranoi të mërkurën se koronavirusi mund të mos eliminohet kurrë dhe se "pjesa më e madhe e botës" mbetet në fazën e pandemisë. Fauci, e bëri këtë vlerësim gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë mbi pandeminë.