Top News – Exoskeleti vdekjeprurës ‘Robokop’ / A do ta përdorë Rusia në Ukrainë…?
19/03/2022 17:26

Ushtria ruse ka ndërtuar kostume të frikshme që ushtarët e saj ti veshin në fushëbeteja, e ato mund të përdoren edhe tani në Ukrainë. Kostumet high tech në stil Iron Man-i, i japin personit që i vesh më shumë fuqi, saktësi më të madhe në distanca të largëta si edhe mundësinë për të vrapuar më shpejt dhe më gjatë në terrene të vështira. Rusia ka punuar në heshtje për këto exoskelete, prej vitesh dhe mund të jetë duke u përgatitur ti përdorë në konfliktin në Ukrainë, shkruan britanikja Daily Star. Ushtria ruse më herët i ka testuar të ashtuquajturat exoskelete me fuqi aktive që mund të vishen nga ushtarët për tu dhënë atyre fuqi më të mëdha... Ato janë të projektuara të forcojnë dhe rrisin aftësitë e personit që i vesh. Mes avantazheve që ofrojnë janë më shumë fuqi, më shumë saktësi, më shumë shpejtësi, më shumë rezistencë dhe më shumë mbrojtje në të njëjtën kohë. Këto kostume mund të ndihmojnë ushtarët të mbajnë armë më të rënda ndërsa një motor me bateri i lejon trupat të mbulojnë distanca të gjata në terren të sheshtë. Ai mban edhe një sistem hidraulik që i jep trupave fuqinë për të mbajtur ngarkesa më të mëdha. Kostume të ngjashme përdoren aktualisht në industrinë e prodhimit të makinave pasi ato reduktojnë dhimbjet e muskujve tek punonjësit duke reduktuar numrin e lëndimeve në shpinë apo supe e duke përmirësuar efikasitetin. Kostumi ka një mburojë titani që e bën atë të lehtë. Oleg Faustov, nga kompania që ushtria ruse ka kontraktuar për këto kostume thotë se ato e bëjnë një ushtar të thjeshtë shumë vdekjeprurës. Ai sqaron për agjencinë shtetërore të lajmeve në rusi, Tass, se janë zhvilluar ndërkohë testime te prototipet e këtyre ekzoskeleteve. Pamjet: AFP

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43